Prokuroria e Shtetit i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Rexhep Selimi ndaj Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Me anë të një komunikate për shtyp, ata thonë se kanë nxjerrë vendim ligjor, i cili vërteton se Lumezi e ka dhënë në mënyrë të rregullt provimin e jurisprudencës.
“Ftojmë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që të përmbahen nga deklarime të pavërteta dhe në kundërshtim me vendimet legjitime të organeve shtetërore. Këta përfaqësues do të duhej të promovojnë respektimin e ligjit dhe vendimeve të organeve shtetërore dhe jo të japin deklarata paushalle, të pabazuara dhe qëllimisht tendencioze”, thuhet mes tjerash në komunikatë.