Gazeta gjermane: BE i ofron Shqipërisë dhe Maqedonisë perspektivën e anëtarësimit

Aktuale

Gazeta gjermane: BE i ofron Shqipërisë dhe Maqedonisë perspektivën e anëtarësimit

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 14:24
Jean-Claude Juncker

Sot, Komisioni Evropian do të njoftojë planet e tij për Ballkanin Perëndimor, njoftoi gazeta e njohur gjermane ”Der Spiegel”.

”Nëse gjithçka shkon mirë Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen deri në vitin 2025”, shkruan gazeta.

”Por, në të njëjtën kohë Brukseli paralajmëron kundër shpresave të ekzagjeruara”, shton ajo.

”Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i ofrohet perspektiva e anëtarësimit. Parashikimi për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën duket më i kufizuar”, thotë ”Der Spiegel”.

Juncker: BE duhet t’u shtrijë dorën partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi sot se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të ecur drejt anëtarësimit.

“Të gjitha këto vende janë shumë larg nga plotësimi i kushteve”, deklaroi Juncker.

“Por, ne duhet t’u shtrijmë dorën partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, ne duhet t’i ndihmojmë ato… drejt kësaj rruge të vështirë”, shtoi ai.

Juncker gjithashtu tha se vendet kandidate duhet të zgjidhin konfliktet kufitare përpara se të anëtarësohen në BE.

Unioni po merret ende me një konflikt kufitar mes vendeve të tij anëtare, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat