“Vdekje serbëve – UÇK UÇK”, mbishkrime dhe vandalizëm i shkollës serbe në Kosovë

Aktuale

“Vdekje serbëve – UÇK UÇK”, mbishkrime dhe vandalizëm i shkollës serbe në Kosovë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 21:48
Mbishkrimet

Persona të panjohur kanë thyer sot dritaret dhe kanë shkruar mbishkrime kërcënuese ndaj serbëve në një shkollë në fshatin Uglarë të Fushë Kosovës, ka thënë drejtori i shkollës Goran Joviq.

Incidenti ndodhi rreth orës 15:00 kur disa persona, të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë thyer dritaret e objektit shkollor, në pjesën ku gjendeshin pajisjet sportive dhe arkiva e shkollës.

Joviç tha se serbët që jetonin në afërsi të shkollës e raportuan rastin.

“Unë menjëherë kontaktova Policinë e Kosovës në Graçanicë, të cilët erdhën dhe kontrolluan videon dhe njoftuan se do të ktheheshin në mëngjes për të marrë video-materialet”, tha Joviç, shkruajn mediat serbe.

Pasi janë thyer dritaret, në muret e kësaj shkolle janë shkruar mbishkrime kundër serbëve, si: vdekje serbëve.

Po ashtu në mural është shkruar edhe “Kosova është Shqipëri” dhe “UÇK, UÇK”.

Në fshatin Uglarë të Fushë Kosovës jetojnë rreth 350 serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat