Spekulimet se arrestimet kryhen javën e ardhshme alarmuan Thaçin, Veselin dhe Haradinajn

Aktuale

Spekulimet se arrestimet kryhen javën e ardhshme alarmuan Thaçin, Veselin dhe Haradinajn

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 19:23
Ndertesa e Gjykatës Speciale

Analisti Arben Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se të hënën ka mundësi të bëhen arrestimet nga Gjykata Speciale.

Po ashtu, ai ka shkruar se kjo i “i ka shastisur Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Si asnjëherë me pare atyre po u shërben Ramush Haradinaj. Edhe Kadriu edhe Hashimi kanë informacione se do të arrestohen”.

Postimi i plotë:

Mundesia qe te henen te kete te arrestuar nga Specialja perkunder qe eshte krishtlindje i ka shastisur Hashim Thacin e Kadri Veselin. Si asnjehere me pare atyre po u sherben Ramush Haradinaj. Edhe Kadriu edhe Hashimi kane informacione se do te arrestohen.

Perderisa me vjen keq per Kadrine, Hashimi vete e krijoi Specialen. E ushqeu me bindjen qe ajo do t'i marr njerezit afer tij ( p.sh Kadrine) por jo ate. Tash kur po e sheh se mund te perfundoje ne monstrumin juridik qe vete e ka krijuar po mundohet ta ndale ate.

Sot, neser dhe gjate gjithe ketyre diteve, keta mund te bejne gjithcka ne Kuvendin e Kosoves. Gjithcka te keqe per Kosoven. Vetem per te nuk do te mendojne.

Gjykata nuk mund te zhbehet. Fare lehte ajo hyn ne jurisdiksionin e OKB. Kosova kthehet ne 12 44. Edhe na i leshojme prap banesat me qira per UNMIK. Me rendesi keta me mbajte ymyt qe nuk arrestohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat