Flet juristi: Gjykata Kushtetuese vendos pro LDK-së nëse ka prova për shkelje

Aktuale

Flet juristi: Gjykata Kushtetuese vendos pro LDK-së nëse ka prova për shkelje

H.Orana Nga H.Orana Më 28 nëntor 2017 Në ora: 21:21
Gjykata Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ende ka mundësinë të ndryshoj rezultatin e votave në Prishtinë, nëse veç janë bërë manipulime gjatë raundin të dytë të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese është zgjidhja e fundit për LDK-në që të kërkoj të marrë parasysh pretendimet e tyre.

Me rezultatet e fundit në Prishtinë, fitues doli Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, ndaj kundërkandidatit Arban Abrashit të LDK-së. Votat me postë dhe kusht i sollën fitoren, derisa ai dhe partia e tij refuzuan me ngulm rinumërimin në Prishtinë. LDK-ja bëri kërkesa për rinumërim, megjithatë Gjykata Supreme rrëzoj këto kërkesa.

Image
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, thotë se LDK-ja duhet të ketë prova që Gjykata Supreme ka bërë shkelje dhe në këtë mënyrë mund të shkohet deri në rinumërim.

“Këtë vendim mund të urdhëroj vetëm Gjykata Kushtetuese. Po për këtë kërkohen prova se Gjykata Supreme ka bërë shkelje që janë të natyrës ligjore dhe kushtutese. Në të kundërtën, nuk ka të drejtë të vendosi. Të shohim këtë çështje”, thekson Kelmendi.

Krelmendi thotë se kjo krejt varet nga LDK-ja nëse do të shkoj në rinumërim.

“Varet nga LDK-ja a ka prova të shkeljes së Kushtetutës së Republikës. Nëse po, vendimi I gjykatës do të jetë për rinumërim. Në të kundërtën nuk pritet rinumërimi”, thekson Kelmendi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat