Condoleezza Rice vjen me kërkesë të prerë për Serbinë: Njohjen e Kosovës dhe largimin e Dodikut

Aktuale

Condoleezza Rice vjen me kërkesë të prerë për Serbinë: Njohjen e Kosovës dhe largimin e Dodikut

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 14:19
Condoleezza Rice

Këto detyra i janë dhënë ish-Sekretares Amerikinae të Shtetit Condoleezza Rice, si e dërguar e posaçëme për Ballkanin: Që të detyrojë Beogradin që ta njohin Kosovën sa më shpejt dhe për të eliminuar ndikimit rus në Republikën Serbska dhe shkarkimin e Milorad Dodik, thonë analistët.

Ndërkohë që mediat në Serbi parashikojnë se Condoleezza Rice, para së gjithash, të përfshihet në mënyrë aktive në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, disa ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistë të shquar  të “Euro Blic” thanë se ish-shefja e politikës së jashtme amerikane ka një gamë shumë të gjerë të detyrave, të cilat duhet të përmbushen deri në fund të vitit të ardhshëm.

Një prej këtyre detyrave është, sipas analistit politik Zheljko Cvijanoviq ne Beograd, largimin e Milorad Dodikut  nga pushteti në RS dhe një përfshirjen më të fortë të Amerikës në Bosnjë.

“Pothuajse nuk është më një sekret që Condoleezza Rice së shpejti do të zyrtarizohet si e dërguara e posaçëme amerikane për Ballkanin. Në fakt, pothuajse një dekadë më parë, amerikanët i kishin dorëzuar pothuajse të gjitha punët “ballkanike” europianëve, kryesisht Gjermanisë. Megjithatë, gjerat nuk shkuan ashtu si kishin parashikuar në Uashington dhe që në këtë periudhë ka pasur një kthim të fortë të Rusisë dhe tani Amerika për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan, njoftuan angazhimin e ish Sekretares së Shtetit për përmirësimin e gjendjes në këtë pjesë të botës tregon se Amerikanët kanë plane serioze “,thotë Cvijanoviq

Ai pretendon, ndër të tjera, se ka informacione mjaft të besueshme se Rice ka marrë udhëzime të qarta për misionin e saj dhe se cilat janë qëllimet dhe detyrat e saj.

Detyra e parë është të ndalin Serbinë në fushatën e saj kundër pavarësisë se Kosovës, duke e njohur Kosovën dhe anëtarësimin e saj të plotë në OKB. Detyra e dytë është eliminimi i ndikimit rus në Republikën Serbska, duke larguar Milorad Dodikun nga qeveria dhe unitarizimin e Bosnjës. Qëllimi i tretë do të lidhet me Maqedoninë, duke larguar në menyrë përfundimtare nga Rusia.

Viti i ardhshëm do të jetë shumë dramatik në Ballkan – parashikon Cvijanoviç.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ish-ambasadori serb në Bjellorusi, Sreçko Gjukiç, pohon gjithashtu se sipas informacionit që disponon, ardhja e Condoleezza Rice në Ballkan tashmë është një çështje e kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat