Burjani: EULEX mund të largohet, por në Kosovë asnjëherë nuk do të sundoj shteti i së drejtës

Aktuale

Burjani: EULEX mund të largohet, por në Kosovë asnjëherë nuk do të sundoj shteti i së drejtës

Nga: H.O. Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 23:12
Ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar sot se misioni i EULEX-it do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Por se cili ishte roli i EULEX-it dhe sa ka arritur ky mision të luftojë dukuritë dhe veprat e këqija në Kosovës, flet në një prononcim për “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai thotë se nëse EULEX-I largohet, qytetarët e Kosovës me këtë nivel që janë, nuk do t’ia dalin që të sundoj ligji në Kosovë.

“EULEX mund të largohet por kosovarët me këtë nivel korrupcioni vështirë se ndonjëherë do t’ia dalin të sundojë shteti i së drejtës. EULEX është e vërtetë se nuk ka arrit ta reduktoj krimin korruptiv nga njerëzit e politikës, nuk ka arrit as në masë të madhe të ndalë oligarkitë e shumta keqbërëse , por se cila është alternativa nëse shkon EULEX, është e kuptushme se një ditë s’do të jetë EULEX por kush të merret me këtë livadhe njerëzish të korruptuar dhe përfituesish nga politika, përplotë vepra penale për çdo ditë e më shumë vijnë nga njerëz që thuhet se merren me politikë e ata merren me përfitime grupore, familjare dhe partiake”, vlerëson Burjani./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat