AAK përsëriti skemën mashtruese elektorale “Drenica” në Istog

Aktuale

AAK përsëriti skemën mashtruese elektorale “Drenica” në Istog

Nga: A.S Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Analisti Nexhat Haziri përmes një komenti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka përsëritur skemën mashtruese elektorale “Drenica” në komunën e Istogut.

“Skema mashtruese elektorale "Drenica" përsëritet ne Istog. Kësaj radhe nga AAK-ja dhe bosi i bordeleve Gani Dreshaj”, ka shkruar Haziri.

Ndryshe, dje është mbyllur numërimi i votave me kusht dhe me post për votimet për kryetar të Komunës ë Istogut.

Në këtë mënyrë është përmbysur rezultati pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Pas numërimit të këtyre votave, është rikthyer rezultati në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj, i cili mori 1475 vota, derisa Rugova 133 vota, shkruan "Bota sot".

Por, menjeherë kishtye reagime se këto vota janë të manipuluara.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se dosjet që dëshmojnë këto manipulime, përkatësisht importimin e votave në Istog, do t’i dorëzojnë në organet e drejtësisë  dhe PZAP. Ndërsa theksoi se ata që kanë bërë punë të tilla në vend se të ulen në karrigen e kryetarit të komunës do të shkojnë në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat