Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike Tacan Ildem, tha se një Ballkan stabil është një Evropë stabile.
Ai theksoi se fqinjësia e mirë nuk është luks por parakusht për integrim, duke thënë se NATO punon me të gjithë në për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Ildem tha se NATO i jep rëndësi të madhe dialogut të Kosovës me Serbinë, derisa ka shtuar se organizata më e fuqishme ushtarake që ai përfaqëson, nuk i injoron kërcënimet e çfarëdolloj.
Tacan Ildem këto deklarata i bëri gjatë konferencës ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet sot në Prishtinë.