Hoxha: Lunacek është mike e Kosovës

Aktuale

Hoxha: Lunacek është mike e Kosovës

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 16:36
Dhurata Hoxha dhe Ulrike Lunacek

Dinamika e procesit integrues nga Qeveria dhe kabinetet ministrore për sektorët e caktuar, tashmë ka dhënë rezultatet e para, andaj presim përkrahje për zgjidhjen e sfidave të mbetura, ka thënë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Ajo gjatë një takimi lamtumirës me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka shprehur falënderimin për ndihmën e ofruar në proceset e integrimit të Kosovës drejt BE-së.  

"Në këtë drejtim, falënderojmë shtetet mike dhe miqtë e jashtëzakonshëm si Lunacek që vazhdimisht u gjenden pranë nesh duke na udhëzuar e përkrahur me asistencë të gjithanshme. Po ashtu, ju Lunacek ishit avokate jona e fuqishme me këshilla, ekspertiza dhe kapacitetet tuaja politike në të gjitha nivelet, në veçanti brenda Parlamentit Evropian", tha Hoxha.

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, theksoi se ndjen kënaqësi që procesi integrues është thelbësor në orientimin strategjik të institucioneve të Kosovës, duke vënë në pah, komponentet e veçanta si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Ajo theksoi se ka emocionet ndër më të mirat kur sheh përparimin e Kosovës duke përmbushur procesin integrues.

Së bashku me Lunacek në këtë takim ishte edhe eurodeputeti Igor Sholtes, nga Partia e Gjelbër e Sllovenisë, i cili do të marrë detyrën e raportueses së deritashme, Lunacek, në Parlamentin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat