E thotë zyrtari i AAK-së: Kosova larg nga liberalizimi edhe dy apo tri vite

Aktuale

E thotë zyrtari i AAK-së: Kosova larg nga liberalizimi edhe dy apo tri vite

Nga: H.Orana Më: 12 tetor 2017 Në ora: 23:55
Ilustrim

Zyrtari nga AAK-ja, Muhamet Kelmendi lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, thotë se pavarësisht se kushdo e dëshiron që ky process të kryhet sa më shpejtë, nuk dihet data përfundimtare.

“Çështja e deklarimit të tillë ka qenë një dëshirë e tij, e imja dhe e kujtdo, në mënyrë që Kosova të fiton liberalizimin. Kur dhe sa kohë do të zgjatë procedura për marrjen e liberalizimit nuk mund të dihet”, thekson ai.

Por I pyetur nëse demarkacioni ka mbetur si procesi i vetëm që po pengon vizat për qytetarët, Kelmendi thotë se do është vështirë i kalueshëm luftimi kundër krimi dhe korrupsionit. Sipas tij, kjo do të marrë edhe disa vite. “Demarkacioni është në proces, sikundër edhe vetë fakti i një angazhimi shumë më të avansuar të luftës kundër krimit e korrupsionit. Por, këtu duhet thënë se është një proces i vështirë dhe me plotë probleme. Kam mendim se edhe ky fakt do të fillon me u realizuar dhe ndoshta viti i ardhshëm të jetë viti i marrjes së vendimit, po i cili do të fillon së zbatuari pas dy a tri viteve. Unë do të isha i lumtur nëse në vitin 2019 do të kishim liberalizim”, thekson Kelmendi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat