Thaçi: Gjermania, partneri më strategjik i Kosovës në Evropë

Aktuale

Thaçi: Gjermania, partneri më strategjik i Kosovës në Evropë

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 13:21
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ribashkimin e Gjermanisë, duke thënë se sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi.

Thaçi ka shkruar në facebook se ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.

“Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri. Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë”, ka shkruar ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat