Thaçi: Vonesat e integrimit në BE sjellin pasiguri në rajon

Aktuale

Thaçi: Vonesat e integrimit në BE sjellin pasiguri në rajon

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 20:28
Hashim Thaçi gjatë një takimit të gjashtë liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në BE, ndërsa ka shprehur pakënaqësinë e tij me izolimin dhe mungesën e perspektivës së qartë për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimit të gjashtë liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, që është zhvilluar në Nju Jork.

Presidenti Thaçi ka theksuar se qytetarët e Kosovës më së shumti po e ndjejnë këtë izolim, duke qenë të vetmit në Evropë që iu mohohet e drejta e lëvizjes pa viza.

Ai theksoi se Kosova megjithatë mbetet e përkushtuar për t’i jetësuar objektivat në rrugëtimin e saj evropian, ndërsa ka rikujtuar se çdo vonesë në integrimin e rajonit në BE mund të sjellë pasiguri në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat