Kajtazi: Si do të veprojë Kryeministri kur lejet për hyrje në Kosovë të qeveritarëve serbë i ka Lista serbe?

Aktuale

Kajtazi: Si do të veprojë Kryeministri kur lejet për hyrje në Kosovë të qeveritarëve serbë i ka Lista serbe?

Nga: N.E Më: 12 shtator 2017 Në ora: 09:09
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se provokimi i parë që do t’i bëhet Kosovës nga Serbia do të jetë ardhja e qeveritarve serbë në Kosovë, pa përfillur procedurat protokollar për kalimin e kufirit të zyrtarëve shtetërorë.

Kajtazi përmes një statusi në Facebook, ka bërë pyetje se si do të reagojë Kryeministri kur lejet për hyrje në Kosovë të qeveritarëve serbë i ka Lista Serbska.

“Provokimi i parë që do t'i bëhet Kosovës nga Serbia do të jetë ardhja e qeveritarve serbë në Kosovë pa përfillur procerurat protokollare për kalimin e kufirit të zyrtarëve shtetëror. Si do të reagojë kryeministri kur lejet për hyrje në Kosovë të qeveritarëve serbë i ka Lista Serbska?” ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Qeveria Mustafa, kishte ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë pa leje. Së fundmi, ndalesa iu bë para disa javëve drejtorit të zyrtës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë së Serbisë, Mladen Saraçeviq.

Ata ishin bllokuar në Jarinjë nga organet e sigurisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat