Mustafa: Kosova i përkujton me dhembje dhe respekt viktimat e sulmeve të 11 shtatorit

Aktuale

Mustafa: Kosova i përkujton me dhembje dhe respekt viktimat e sulmeve të 11 shtatorit

Nga: B.S Më: 11 shtator 2017 Në ora: 17:59
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit 2011 në SHBA.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se populli i Kosovës i përkujton dhe dhembje dhe respekt të veçantë viktimat e atyre sulmeve, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Populli i Kosovës i përkujton me dhembje dhe respekt të veçantë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.
Ato akte barbare kishin për synim të rrënojnë vlerat dhe parimet më shenjta të lirisë, të sublimuara më së miri në demokracinë amerikane.
Por, me gjithë pasojat e rënda, terroristët nuk arritën synimet e tyre primitive dhe bota demokatike, e prirë nga SHBA-të, është sot më e bashkuar dhe më e përgatitur se çdo herë tjetër, për të mposhtur të keqen globale.
Nder dhe lavdi viktimave të 11 Shtatorit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat