Edhe Nisma vendos sot për ministrat

Aktuale

Edhe Nisma vendos sot për ministrat

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën ka konfirmuar se kryesia e këtij subjekti do të mblidhet sot ku do të vendos për emrat e ministrave.

“Ende nuk kemi vendosur. Pres sot gjatë ditës kryesia të mblidhet dhe të vendos për emrat. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Shala për media vendore.

Partia e Fatmir Limajt në qeverinë Haradinaj do t’i ketë tri ministri.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Poashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit.

Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar për sot prezantimin e kabinetit qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat