Analisti politik dhe ish-shefi ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë është bërë një rregull i mbrapshtë që edhe nëse shkon gjithçka mirë në procesin zgjedhorë, duhen minimum 3 muaj kohë për krijimin e qeverisë së re.
Ai ka shkruar se motoja e Ramush Haradinajt "Mos të humbim kohë" ekziston tash e 13 vite dhe se këtë refren e përsëriti edhe të enjten, pas takimit me Presidentin Thaçi, kur tha se janë kriju kushtet me u thirr seanca e Kuvendit.
Ja statusi i tij i plotë
"Mos të humbim kohë" - motoja e Ramush Haradinaj tash e 13 vite. Të njejtin refren e përsëriti edhe të enjten, pas takimit me Presidentin Thaçi, kur tha se janë kriju kushtet me u thirr seanca e Kuvendit.
Kur VLAN refuzonte me ba koalicion me PDK më 2014, kjo e fundit i akuzonte partitë opozitare se po e pamundësojnë funksionimin normal të shtetit dhe se po zvarritet pa nevojë krijimi i institucioneve.
Ka mbi një javë që janë certifiku rezultatet nga KQZ dhe askujt nuk i ngutet me i kriju institucionet. Zakonisht në periudha të vakumit institucional merren vendimet më të dëmshme, politizim i administratës e keqpërdorim të resurseve shtetërore.
Ështa ba rregull i mbrapshtë që edhe nëse shkon gjithçka mirë në procesin zgjedhorë, duhen minimum 3 muaj kohë për krijimin e qeverisë së re.