Nesër nis numërimi i votave me kusht, certifikimi në fund të javës

Aktuale

Nesër nis numërimi i votave me kusht, certifikimi në fund të javës

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 16:31
Qendra e numerimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të filloj numërimin e votave me kusht.

Kështu kanë paralajmëruar zyrtar të KQZ-së.

Raportohet se janë rreth 30 mijë vota me kusht. Një ditë më parë ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora të cilat mbi 50% e tyre kanë shkuar për Vetëvendosjen.

Pas numërimit të votave me kusht, KQZ’së i hapet rruga për shpalljen e rezultateve, dhe nëse pas 24 ore nuk ka ankesa, atëherë KQZ do të mund t’i certifkonte rezultatet më së largu deri në fund të javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat