Ramush Haradinaj reagon pas fjalimit të kongresistit amerikan Elliot Engel

Aktuale

Ramush Haradinaj reagon pas fjalimit të kongresistit amerikan Elliot Engel

Nga: P.R Më: 23 mars 2017 Në ora: 11:45
Ramush Haradinaj, Francë

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, i cili në fjalimin e tij në Kongresin amerikan, ka kërkuar ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt dhe marrjen e masave ndaj veprimeve provokuese të Serbisë.

"Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.  Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel.  Një falënderim nga zemra për kongresisitin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës", ka shkruar Haradinaj, përcjellë "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat