Isalmi: Ushtria të krijohet në partneritet me SHBA-në dhe NATO-në

Aktuale

Isalmi: Ushtria të krijohet në partneritet me SHBA-në dhe NATO-në

Nga: A.M. Më: 10 mars 2017 Në ora: 14:42
Forca e Sigurisë së Kosovës

Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmed Isalmi  ka reaguar lidhur me debatin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në reagimin e Islamit thuhet se ne si BKD duam që Ushtria jonë të ketë bashkëpunim me ushtrinë e SHBA-së dhe NATO-n, sidomos kur e dimë që FSK të gjitha ndihmat dhe trajnimet i merr nga SHBA

“BKD- Ushtria të krijohet në partneritet me SHBA-në dhe NATO-n

Kosovës i duhet ushtria, sidomos pas provokimeve të fundit dhe ofenzivës serbe ndaj Republikës së Kosovës. Por, këmbëngulësia e Hashim Thaçit që FSK-ja të transformohet në Forca të Armatosura me ndonjë ligj është çështje që mund të kontestohet. Ajo mund të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese, por çfarë është më e keqja ajo mund të kontestohet edhe nga gjithë partnerët tanë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne si BKD duam që Ushtria jonë të ketë bashkëpunim me ushtrinë e SHBA-së dhe NATO-n, sidomos kur e dimë që FSK të gjitha ndihmat dhe trajnimet i merr nga SHBA. Kosova duhet t’a krijojë ushtrinë sa më shpejtë në partneritet dhe me mbështjetje të SHBA-së dhe Nato-s. Nuk na duhet një ushtri sa për sy e faqe që nuk e ka mbështetjen e miqëve dhe aleatëve tanë strategjikë. Prandaj duhet pasur kujdes rreth kësaj çështje”, ka shkruar Islami në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat