FSK'ja nuk do të parakalojë për Pavarësi

Aktuale

FSK'ja nuk do të parakalojë për Pavarësi

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 19:42
FSK

Që nga dita nesërme do të fillojnë aktivitetet shtetërore për nderë të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të agjendës së Kryeministrisë, pavarësisht aktiviteteve të shumta, këtë vit, mungon parakalimi i FSK-së në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2012, ishte bërë si traditë që për çdo përvjetor Forcat e Sigurisë së Kosovës të parakalonin nëpër sheshet kryesore të Prishtinës.

Mirëpo, edhe këtë vit, sikurse në vitin 2015 nuk do të ketë parakalim të FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat