Ferati: Serbët do të pajtohen që muri duhet të largohet

Aktuale

Ferati: Serbët do të pajtohen që muri duhet të largohet

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 20:07
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, ka theksuar se gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë deklarata spekulative, veçanërisht nga ana e liderëve serbë.

Ai ka thënë se qytetarët serb lëvizin lirshëm dhe se askush nuk i pengon dhe i sulmon ata.

“Unë mendoj se serbët do të pajtohen se muri do të largohet”, ka thënë ai. “Kjo gjë është dashtë të zgjidhet në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës dhe në nivel të zyrtarëve të zakonshëm. Jemi të vetëdijshëm që provokimet nuk do të përfundojnë këtu. Nuk i duartrokitet Kosovës në Beograd në arritjet e saja. Duhet të mësohemi që në ato provokime të përgjigjemi me kapacitete të nevojshme”, ka shtuar në “Info Box” Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat