Selimi: Vuçiq duke kërcënuar e Thaçi duke u frikësuar po e përgatisin ndarjen e Kosovës!

Aktuale

Selimi: Vuçiq duke kërcënuar e Thaçi duke u frikësuar po e përgatisin ndarjen e Kosovës!

Më: 27 janar 2017 Në ora: 23:00
Rexhep Selimi

Një tren e nisi Serbia edhe e pamë deri ku ra Qeveria, paramendoni me hy me tanke, qeveria i hypë traktorit e drejt për Shqipëri.

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum se Vetëvendosje është kundër rritjes së pagave për deputetet, duke thënë se qëllimi është që partitë t’i kontrollojnë deputetët edhe përmes kësaj forme.

“Pjesa dërmuese e deputeteve të mazhorancës, janë aty vetëm për paga”, tha Selimi, duke shtuar se në Kosovë edhe ata që punojnë janë të varfër, por kur flitet për ata që s’punojnë atëherë shkalla e tyre është e madhe, prandaj Vetëvendosje është kundër një rritje të tillë.

Derisa për situatën e fundit, dhe kërcënimet që erdhën prej Serbisë, Selimi ka shtuar se ato janë kërcënime tipike, derisa për deklaratat e Presidentit të Kosovës, sipas tij, më shume janë  tut për qytetarët.

Selimi ka thënë se Kosova nuk duhet të shkojë tyë bisedojë me Serbinë, derisa ajo po kërcënon me luftë, duke thënë se sot Serbia po thotë o sot bisedo me mua ose lufto me mua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat