Ish-ushtari britanik i UÇK-së i çon porosi Serbisë: Ju në Kosovë, vetëm mbi trupin tim të vdekur!

Aktuale

Ish-ushtari britanik i UÇK-së i çon porosi Serbisë: Ju në Kosovë, vetëm mbi trupin tim të vdekur!

Nga: A.Zh Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:24
Ish-ushtari britanik, i cili ishte pjesë e luftës së Kosovës, Jon Harrison

Ish-ushtari britanik, i cili ishte pjesë e luftës së Kosovës, Jon Harrison, ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit serb se mund të dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Harrison, në një postim në Facebook, ka shkruar se ai nuk do të lejojë kurrë serbët që të hyjnë më në Kosovë, madje ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm mbi trupin e tij të vdekur, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Tomislav Nikolic thotë se ai do të vijë në shtëpinë time për të luftuar për të drejtat e serbëve të Kosovës.

Cilat të drejta, ajo është Republikë e pavarur

Unë do të luftojë me çdo qelizë të trupit tim kundrejt atyre që mendojnë se unë flas me fjalë të kota ...... edhe ju do të habiteni pasi unë do të luftojë për Kosovën time të dashur deri në ditën e vdekjes time.

Unë nuk do të lejoj agresionin serb të vë këmbë në tokën e Kosovës, e keni therur mjaftueshëm tokën e Kosovës, por kurrë më, vetëm mbi kufomën time./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat