Mujka: Qeveria e Kosovës dhe Serbisë improvizojnë filma për të mbetur në pushtet

Aktuale

Mujka: Qeveria e Kosovës dhe Serbisë improvizojnë filma për të mbetur në pushtet

Nga: BOTA SOT Më: 14 janar 2017 Në ora: 21:26
Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka

Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se është i tejdukshëm bashkëpunimi i qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.

Mujka, në një shkrim në Facebook, ka shkruar se këto qeveri i gjenden njëra-tjetrës çdo herë  në kriza dhe kopalse për të parandaluar rrëzimin e tyre duke improvizuar filma, kriza artificiale dhe akte patriotike shpëtimi, përcjell Bota sot.

“Tash pas kthimit të “kredibilitetit” të Qeverisë së Rashkës duke parandaluar trenin rus, duhet të kthehet edhe borxhi. E borxhi është normalisht implementimi i Zajednicës”, ka shkruar Mujka.

Ky është postimi i plotë i Mujkës:

“KONVERTIM “SENZANCIONAL” I KLANIT PRONTO

Shumë funksional dhe origjinal por tejet i tejdukshëm ky bashkëpunim i qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.Sa herë gjinden në krizë dhe kolaps i gjinden afër njëra tjetrës për të parandaluar rrëzimin e tyre duke improvizuar filma, kriza artificiale dhe akte patriotike shpëtimi.

Tash pas kthimit të “kredibilitetit” të Qeverisë së Rashkës duke parandaluar trenin rus, duhet të kthehet edhe borxhi. E borxhi është normalisht implementimi i Zajednicës.

Pra klani PRONTO nga grupi kriminel me këtë akt patriotik konvertohet në shpëtimtarë të Kosovës dhe e kaluara kriminale duhet të harrohet.

Por edhe kjo do të prezentohet si fitore, sepse ne gjithmonë fitojmë por nuk i shohim fitoret”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat