Familjet e të zhdukurve nuk kanë festë

Aktuale

Familjet e të zhdukurve nuk kanë festë

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 07:14
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

(E plotësuar) - Kategoria më e ndjeshme e shoqërisë, prindërit, motrat dhe vëllezërit e 1.660 të zhdukurve, tash e 17 vite po vazhdojë t’i kërkojë më të dashurit e tyre. Ata sot thanë se nuk do të kenë festë.

Bajram Qerkini, kryetar i shoqatës së familjarëve të të pagjeturve, në konferencën e fundit këtij viti nga Komisioni Qeveritarë për Personat e Zhdukur, ku bëhej prezantimi i raportit të punës së këtij komisioni, ka fajësuar autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare se po e neglizhojnë kërkesat e tyre për gjetjen e personave të zhdukur.

Qerkini: Ne nuk kemi festë

“Po përmbyllet një vit të cilin nuk lamë dyer, nuk lamë rrugë, s’lamë njerëz që kanë dalur me na dëgjuar, pa kërkuar atë çka kemi të drejtë me kërkuar me konventa ndërkombëtare. Të jeni të bindur se përveç asaj që keni të drejt, edhe është kategoria më e ndjeshme tjetër nuk kemi.....Ju uroj festat ....Në natën kur do ta hani ter fesën e Vitit të Ri, e kënaqeni me fëmijët e juaj, futeni në kokë brengat e atyre që i kërkojnë fëmijët. Në qoftë se nuk e futni në kokë edhe nuk e përkrahni asisoj, ruajini se taksirati iu vjen shpejtë edhe në rrugë edhe në punë”, tha Qerkini.

Ai po ashtu tha se në ato lokacione ku ka dyshime për varreza masive nuk ka pasur guxim të gërmohen.

Qerkini: Nuk keni guxim të kërkoni në lokacionet ku ne kemi dyshime

“Lokacionet të cilat nuk kanë dhënë rezultate po më duket se edhe brenda në Kosovë e kanë bërë një lloj loje siç po e bënë edhe Serbia në Serbi. Të gjitha ato lokacione që janë shkuar janë shkuar që ka pasur dëshmi. Aty ku ka pasur dëshmi nuk po shkohet....Lokacionet për të cilat kemi informata nuk guxoni me i prek. Po s’keni guxim me fol edhe para ndërkombëtarëve. Ne familjarët jemi peng  të ndërkombëtarëve me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nuk kemi kohë kur duhet të ju themi stop. Prokurori jonë nuk ka kurrfarë fuqie të jap edhe nëse jap prej 2010 , 6 vjet tash po kalojnë 7 , nuk është realizuar kërkesa e një prokurori apo urdhri i një prokurori të gërmohet atje ku duhet të gërmohet. “, tha Qerkini.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjeta, ka prezantuar raportin e punës për këtë vit. Ai tha se nga 15 lokacione janë zhvarrosur 7 persona.

Gjeta: Nga 15 lokacione janë zhvarrosur 7 persona

“Në 15 lokacione, gjatë këtij viti 6 kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore. Në këto 6 lokacione janë zhvarrosur 7 persona. Pra, në një lokacion janë zhvarros 2 trupa në Grabanicë të Klinës. Pra, numri minimal është 7 edhe pse vetëm pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme mjeko-ligjore të kemi raportet të analizës së ADN-së mund të konfirmohet numri i saktë i individëve të zhvarrosur”, tha Gjeta.

Ai po ashtu gjatë prezantimit të raportit, ka thënë se këtë vit janë dorëzuar rreth 60 raste në kuadër të procesit të ribashkimit të kockave.

Gjeta: I kemi dorëzuar tetë raste të reja

 “Gjatë këtij viti, krahas dorëzimit të mbetjeve mortore , pjesëve kockore të më shumë se 60 rasteve në kuadër të procesit të ribashkimit të pjesëve kockore , familjarëve ju janë kthyer për rri varim mbetjet mortore të tetë rasteve. Do të thotë tetë rasteve të reja. Nga tetë raste e dorëzuara, gjatë këtij viti , 4 raste iu janë dorëzuar familjarëve dhe autoriteteve të Serbisë , në pikën kalimtare kufitare porta 3 në Merdare”, tha Gjeta.

Vitin 2016, sipas tyre përmbyllet me rezultat pothuajse të ngjashëm me vitin paraprak. 1.660 mijë persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. 

Komisioni për të Zhdukur prezanton aktivitetet e realizuara gjatë vitit (Drejtpërdrejt)

Ka filluar takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku do të prezantohen aktivitetet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të realizuara gjatë vitit 2016.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton të arriturat e vitit 2016

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot mban takimin e fundit për këtë vit, ku do të prezantohen aktivitetet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të realizuara gjatë vitit 2016.

Edhe pas 17 viteve të përfundimit të luftës, ende nuk dihet asgjë për fatin e një numri të madh të personave të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Familjarët e tyre, kërkojnë çdoherë të din për fatin e më të dashurve të tyre, për të cilët përgjegjës është shteti serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat