Shtetasit shqiptarë zgjedhin Kosovën për të kaluar festat e fundvitit

Aktuale

Shtetasit shqiptarë zgjedhin Kosovën për të kaluar festat e fundvitit

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 23:40
Ilustrim

Viti i Ri mbetet një nga ditët më të shënuara për shqiptarët. Mendohet që janë 1.500 qytetarë që natën e ndërrimit të viteve do ta festojnë jashtë vendit, ku gati gjysma kanë rezervuar udhëtimet me aeroplan.

Sivjet, risi është përzgjedhja e shteteve të preferuara që duket se ndryshojnë nga destinacionet klasike.

“Ka një kërkesë më të rritur për vendet e rajonit si Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi dhe Kosovën, që është risi këtë vit. Por edhe vende si Dubai mbeten trend, sikurse edhe Parisi e Praga”, thotë Agim Mehmeti, drejtor i shitjeve pranë një agjencie turistike, raporton Tch.

Një dukuri që i karakterizon shqiptarët, sipas operatorëve turistikë, janë udhëtimet “last minute”, ndërsa vërehet se nga viti në vit përzgjedhjet e destinacioneve sa vijnë dhe afrohen me njëra-tjetrën.

“Trendi është në rritje, por trendi i shpenzimeve për një individ është në rënie. Shqiptarët janë më të kujdesshëm në shpenzime. Përgjithësisht është një tendencë për të udhëtuar drejt vendeve të ftohta, por ka edhe një masë për ato të ngrohta”, thotë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat