Fqinjët gjermanë të tronditur nga dy vëllezërit shqiptarë, ja çfarë thonë ata

Aktuale

Fqinjët gjermanë të tronditur nga dy vëllezërit shqiptarë, ja çfarë thonë ata

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 dhjetor 2016 Në ora: 17:46
Rrugën Sandstraße

Ata erdhën fshehurazi por të shumtë në numër, bllokuan natën rrugën dhe bastisën shtëpitë. Nuk ishte befasi, pas një informate se përgatitej sulm terrorist në qendrën tregtare Centro  (Oberhausen), policia u alarmua. Ajo arrestoi dy vëllezërit, 28 dhe 31 vjeç nga Kosova në rrugën Franz-Lenze-Straße, të enjten,  gjegjësisht në rrugën Sandstraße. Hetimet vijojnë akoma.

Nga frika kanë qëndruar në shtëpi

Banorët që kanë jetuar pranë vëllezërve shqiptarë janë të shokuar rreth ngjarjes dhe nuk kanë temë tjetër bisedimi. “Po bëhet gjithmonë e më keq,” thekson një i ri, duke kujtuar incidentin në Berlin dhe dy vellëzërit e Kosovës.

“Unë jetoj prej dekadash në Duisburg, kur atëherë erdhëm sëbashku me burrin tim. Megjithatë dua ta pranoj - qyteti ka ndryshuar shumë,” thekson një grua. “Rreziku nga dhuna është shumë më i madh se më parë.”

Banorët mes ngushëllimit dhe terrorit

Ata janë të shqetësuar për shkak të sigurisë, nuk duan të flasin të identifikuar. Ajo thekson: “Këtu duhet të kesh frikë, kur del në rrugë. Në mbrëmje ne nuk dalim më. Dikur nuk kisha frikë të dal në ndonjë festë, sot është krejt ndryshe. Shembull mund të marrim nga rasti i Berlinit.”

Një person tjetër thekson - “të dish se njëri nga fqinjët tuaj është terrorist, kjo është e papranueshme. Nuk mund të flejmë rehat më. Ndokush tjetër shprehet i gëzuar me forcat e policisë që vepruan në kohë, por përsëri thekson se “nuk është më e nevojshme të shikosh lajme.”

Një person tjetër që natyrisht nuk dëshiron të identifikohet, pranon se terrorizmi është kthyer në makth për gjermanët, megjithatë ai do del çdo natë në Tregjet e Krishtlindjeve. “Terroristët kërkojnë të na marrin buzëqeshjen. Unë nuk e toleroj këtë.”

Një musliman në fund tregon mbi keqkuptimet që ndodhin me terroristët. “Njerëzit që vrasin në emër të Allahut, nuk e kuptojnë Islamin. Kaq e thjeshtë është kjo.”/Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat