Kelmendi: Në fokus kemi zbutjen e papunësisë

Aktuale

Kelmendi: Në fokus kemi zbutjen e papunësisë

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 20:07
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ne Reçan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka vizituar sot Reçanin, ku është takuar me banorët e Reçanit dhe të fshatrave përreth, përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe komuniteteve tjera që banojnë në këto zona, si dhe përfaqësues të bizneseve.

Kelmendi theksoi mbështetjen e Qeverisë për gjitha bizneset në Reçan dhe fshatrat e kësaj zone, bën të ditur një komunikatë nga Qeveria.

“Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për bizneset e vogla, fermerët dhe blegtorët. Në fokus kemi edhe zbutjen e papunësisë”, ka thënë zëvendëskryeministri, duke theksuar se për këtë qëllim po punohet për hapjen e bizneseve të reja, bën të ditur komunikata.

Kelmendi ka shtuar se me pakon e dytë fiskale do të krijohen lehtësira më të mëdha për bizneset vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat