NATO nuk i jep Serbisë radarin për kontrollin ajror në Kosovë

Aktuale

NATO nuk i jep Serbisë radarin për kontrollin ajror në Kosovë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 10:17
Ilustrim

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kontrollit ajror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMATSA), Radojica Rovcanin

Drejtori i kompanisë së vetme në Serbi, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian, njoftoi projekte serioze të cilat do të kontribuojnë që SMATSA të mbetet në krye të Eurocontrol, që ka 44 shtete anëtare.

Sipas tij, SMATSA aktualisht është në finalizim e lejeve, dokumentacionin e projektit dhe përgatitjen e tokës për ndërtimin e kullës në aeroportin "Nikola Tesla", radarin primar dhe sekondar në Beograd dhe në Besna kobila afër Vranjës. Gjithashtu është duke punuar në përmirësimin e sistemit të hardverit dhe softverit në përputhje me kontrollin më modern të trafikut ajror në Evropë.

"Radari në Besna kobila afër Vranjës, ndërtimi i të cilit do të fillojë vitin e ardhshëm, është shumë i rëndësishëm për jugun e Serbisë, pas mbylljes së Kopaonikut. Falë tij, ne do të shohim të gjithë Ballkanin dhe nuk do të varemi nga radari që NATO nuk po na e kthen. Ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO të na e kthej atë radar, të paktën atë civil, por ata e kanë lidhur këtë me hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën dhe ne kemi vendosur të mos presim, por të ndërtojmë", tha Rovcanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat