“Vrasësit nën mbrojtjen e institucioneve shtetërore”

Aktuale

“Vrasësit nën mbrojtjen e institucioneve shtetërore”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 nëntor 2016 Në ora: 17:00
Varrimi i Xhemajl Mustafës

Sipas Skënder  Zogajt,  vrasësit e Xhemajl Mustafës janë në mesin e shoqërisë përkatësisht të strehuar dhe të mbrojtur nga institucionet.  “Se ku  janë vrasësit është vështirë të thuhet, por nuk ka fije dyshimi se, ata janë midis nesh, të strehuar  dhe të mbrojtur nga institucionet shtetërore, të cilave nuk u leverdisën që t’i zbulojnë”, ka përfunduar ai.

23 nëntori shënon 16 vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa. Vitet po kalojnë, ndërsa vrasja e Xhemajl Mustafës vazhdon të mbetet një enigmë.  Për 16 vjet me radhë, pavarësisht deklaratave të ndryshme në opinion, institucionet e drejtësisë vendore e as asaj ndërkombëtare nuk kanë arritur të hedhin dritë mbi vrasjen e Xhemajl Mustafës. 

Madje, këto institucione heshtin, kur pyeten për këtë rast, me justifikimin, që nuk komentojnë rastet që janë nën hetime.  Pavarësisht heshtjes së institucioneve, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe familjarët e  z. Xhemajl Mustafa, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.  Njëri nga ta është edhe publicisti Skënder Zogaj, i cili, ka thënë se vrasja e z. Xhemajl Mustafa është ngjarja më makabre në Kosovën e pasluftës.   

Zogaj ka potencuar se vlerat e Mustafës, ishin arsyeja e pezmatimit të kundërshtarëve politikë të LDK-së.  “Vrasja e Xhemajl Mustafës është vrasja më makabre e pasluftës në Kosovë, sepse është këputur jeta e njërës nga figurat  më madhore kombëtare shqiptare të fillim shekullit 21.

Është shuar jeta e atdhetarit dhe intelektualit, mendimtarit e politikanit  më të mprehtë, të urtë dhe nga më të dobishmit për kauzën kombëtare dhe prosperitetin e shqiptarëve të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat