Rasmussen: Rusia nuk do të mund ta destabilizojë Ballkanin

Aktuale

Rasmussen: Rusia nuk do të mund ta destabilizojë Ballkanin

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 23:25
Rasmussen

Rusia nuk do të jetë në gjendje ta destabilizojë Ballkanin, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili shtoi e Serbia e di se e ardhmja e saj në afat të gjatë është në NATO.

Duke komentuar mbi stërvitjen ushtarake "Vëllazëria sllave 2016", në të cilën forcat serbe, ruse dhe bjelloruse kryen ushtrimet e përbashkëta në Serbi, tha se nuk e sheh rëndësinë strategjike të këtyre ushtrimeve, por sipas tij "kjo ishte një përpjekje e Rusisë për të dërguar një sinjal të qartë për NATO-n, se ata kanë interesa strategjike në rajon, sidomos pas vendimit të Aleancës për ta pranuar Malin e Zi".

"Nga perspektiva e përgjithshme, duke marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve në stërvitje, ajo është shumë e kufizuar, dhe përveç kësaj, për aq sa di unë, Serbia ka përjashtuar disa rusë para organizimit të këtyre ushtrimeve. Në fund të ditës, Serbia do të shohë shumë mirë se e ardhmja e saj është brenda institucioneve euroatlantike, në radhë të parë Bashkimi Evropian, por unë mendoj se në afat të gjatë dhe për anëtarësim në NATO", ka thënë Rasmussen.

I pyetur nëse ai mendonte  Rusia do të bëjë përpjekje për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht tani kur Mali i Zi i bashkohet Aleancës, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se "natyrisht do të provojë", por se nuk mendon se do të arrijë, “veçanërisht për shkak se një fuqi e përgjegjshme në Serbi e dinë shumë mirë se Serbia duhet së pari të sigurojë anëtarësimin në NATO".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat