Reagon MPJ pas arrestimit të Hilmi Kelmendit: Mos udhëtoni nëpër Serbi

Aktuale

Reagon MPJ pas arrestimit të Hilmi Kelmendit: Mos udhëtoni nëpër Serbi

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 17:57
Ministri Enver Hoxhaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të Hilmi Klemendit nga autoritetet serbe. MPJ me anë të një shkresë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin frekuentimet e tyre nëpër Serbi.

“MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht. Njëkohësisht, MPJ do të kërkoj edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës”, shkruhet në reagimin e MPJ-së 

Ky institucion thotë se lidhur me arrestimet e shqiptarëve në Serbi, do të diskutoj edhe me autoritet  ndërkombëtare.

“Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat