Ramiz Kelmendi, e ndërron edhe një parti, nesër shkon në LDK

Aktuale

Ramiz Kelmendi, e ndërron edhe një parti, nesër shkon në LDK

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:09
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili më herët ka qenë pjesë e AAK-së, PDK-së dhe tash së fundmi deputet i pavarur, nesër (e premte) në orën 12:00 do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin për media e ka bërë me dije vet deputeti Kelmendi. “Po nëse kryeministri është këtu nesër do të takohemi në ato kohë dhe do të bisedojmë”, ka thënë Kelmendi. Ai ka pohuar se kushti i tij për të shkuar në LDK ka qenë posti zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilën post ia kishte premtuar edhe PDK-ja, por që nuk arriti ta marrë. Kelmendi është shprehur i bindur se do të gjejë gjuhë të përbashkët me LDK-në dhe kështu do të arrijë ta realizojë planin e tij ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat