Ganimete Musliu, qytetarëve: T’i bojkotojmë dyqanet që shesin produkte të frikshme të “Halloween-it”

Aktuale

Ganimete Musliu, qytetarëve: T’i bojkotojmë dyqanet që shesin produkte të frikshme të “Halloween-it”

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 20:33

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar për produktet e “Halloween” që po vendosen nëpër supermarkete në Kosovë.

Sipas Musliut, fotografia që tregon këmbët dhe duart e prera dhe të mbuluara më gjak nuk duhet të ekspozohen për fëmijët e Kosovës.

Ajo thotë, se pamjet e tilla nxisin dhunë e terror, njëkohësisht kërkon nga qytetarët që të bojkotojnë këto dyqane që mbajnë produkte të tilla.

“Kjo pamje s’do koment!!! Tani kur ne vendin tone eshte bere tradite te festohet “Halloëeen” dhe femijet vershojne neper dyqane kjo eshte pamja e fundit qe do duhej tu servohej. Femijet e Kosoves nuk kane nevoje per pamje te tilla. Ata meritojne nje bote me te hareshme. Keto pamje nxisin dhune e terror. Nese nuk kemi mundesi ta ndalojme shitjen dhe ekspozimin e ketyre produkteve atehere kemi mundesi ti bojkotojme keto dyqane deri ne Nentor.

P.s Foto eshte realizuar ne nje nga supermarketet ne Prishtine”, shkruan ajo. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat