Avokati: Thaçi dyshohet se dëboi një familje serbe më 1999

Aktuale

Avokati: Thaçi dyshohet se dëboi një familje serbe më 1999

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 18:12
Nehat Thaçi

Sipas avokatit Sead Spahoviq, komandanti i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar më 29 shtator, dyshohet për dëbimin e një familjeje serbe nga Lipjani. “Dyshohet se Nehat Thaçi ka hyrë në shtëpinë e tyre dhe i ka kërcënuar me bombë”, tha ai.

Avokati Sead Spahoviq i ka thënë BIRN-it se Gjykata e Lartë e Nishit e ka refuzuar të martën ankesën e tij ndaj paraburgimit të klientit të tij Nehat Thaçi, komandantit të Policisë të Rajonit të Mitrovicës Jugore, i arrestuar nga Policia serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë në orët e hershme të 29 shtatorit.

Sipas avokatit, Thaçi ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria serbe.

“Ai dyshohet për dëbimin e një familjeje serbe nga Lipjani më 1 korrik 1999 nga Kosova”, ka thënë avokati Spahoviq.

“Dyshohet se Nehat Thaçi ka hyrë në shtëpinë e tyre dhe i ka kërcënuar me bombë”, ka theksuar po ashtu avokati Sead Spahoviq.

Nehat Thaçi ishte arrestuar në orët e para të 29 shtatorit.

Sipas një komunikate të lëshuar atë ditë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Thaçi është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish për shkak të veprës penale të terrorizmit.

Komunikata nuk tregonte se kur ka ndodhur vepra e dyshuar e kryer nga oficeri i Policisë së Kosovës.

Sipas komunikatës së MPB-së serbe thuhej vetëm se “me vendim të Gjykatës së Lartë në Nish të vitit 2010, N.Th. është dërguar në njësinë e paraburgimit”.

Nehat Thaçi është arrestuar në piklën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në orët e para të 29 shtatorit.

Gjykata e Nishit kishte njoftuar se Thaçi ishte dërguar në Beograd për t’u marrë në pyetje në pyetje nga prokuroria speciale për krimin e organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat