Aksioni i policisë: Arrestimi për tentim - vrasje

Aktuale

Aksioni i policisë: Arrestimi për tentim - vrasje

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 23:08
Policia

Rubrika “Policia” e “Drejtësisë në Kosovë” u sjell aksionin e 20 janarit kur policia arrestoi një person për tentim-vrasje.

Ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë, më saktësisht, në Rrugën “Emin Duraku”.

I arrestuari lëndimin e rëndë trupor dhe tentim-vrasjen dyshohej se e ka kryer pas një përleshjeje.

Policia e kreu arrestimin 20 minuta pas mesnatës, pasi mori informata se i dyshuari nga vendi ku ndodhi përleshja iku në shtëpi.

Njësitet policore gjetën lokacionin e shtëpisë së të dyshuarit ku në fillim u paraqit prindi i tij e pastaj vetë I dyshuari.

Prindi i të dyshuarit nuk dinte asgjë lidhur me rastin.

Me bashkëpunim të policisë dhe prindit të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar mjeti i dyshuar që  është përdorur gjatë përleshjes.

Pas konfiskimit të mjetit të dyshimtë, Policia ka shoqëruar në stacionin të dyshuarin për intervistim dhe me këtë rast është bërë edhe arrestimi I tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat