Aksioni policor në familjen e dyshuar për fajde

Aktuale

Aksioni policor në familjen e dyshuar për fajde

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:50
Aksioni

Rubrika “Policia” e cila është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka sjellë të premten detajet e aksionit të policisë në konfiskimin e pasurive të dyshuarve për fajde në familjen Kqira në Prizren.

Siç transmetoi Rubrika “Policia”, një hotel, një restorant dhe një pronë luksoze janë konfiskuar gjatë këtij aksioni në rrethin e Prizrenit.

Në nisje të aksionit, majori Rexhep Fetahu ka deklaruar se operacioni ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar.

Ndërsa në detaje të tjera përgjegjësi I hetimit të rastit ka shpjeguar ecurinë e hetimit, përfshirë arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimit të disa aseteve në një operacion të zhvilluar gjatë vitit të kaluar.

Tutje kapiteni policor ka sqaruar se hetimet  financiare kanë rezultuar me zbulimin edhe të katër pronave të tjera të cilat janë konfiskuar gjatë aksionit të javës së kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat