Kryeprokurori Beka tregon se çka do të ndermerret ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Kryeprokurori Beka tregon se çka do të ndermerret ndaj Vetëvendosjes

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:24
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini, ka folur për protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat shpesh po kalojnë në protesta të dhunshme.

Në lidhje me aktet e dhunshme që anëtaret e VV-së kryejnë ndaj Policisë së Kosovës dhe mosrespektimit që i bëjnë haptas Prokurorisë, Kryeprokurori ka thënë se “shteti ynë ka të gjitha elementet për të qenë shtet dhe si i tillë duhet të pranohet. Protestat janë te lejueshme por nuk duhet ta rrezikojnë qenësinë e shtetit”.

Beka ka theksuar se “Prokuroria zbaton Kodin Penal, i cili është aprovuar nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, dhe ky Kod Penal ndalon të gjitha metodat e dhunshme që Vetëvendosja po përdor në protestat e saj.

Në rastin e arrestimit të gjashtë anëtarëve te VV-së për terrorizëm dhe dënimit me arrest shtëpiak të tre prej tyre, Kryeprokurori ka thënë se nuk e di arsyen për marrjen e vendimit për arrest shtëpiak, por që ekzistojnë disa faza deri tek sanksionimi dhe anëtarët e VV-së do të kalojnë në këto faza për secilën lëndë të hapur ndaj tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat