“Ish-komandatët e UÇK-së, pro kishës, janë turpi i Kosovës”

Aktuale

“Ish-komandatët e UÇK-së, pro kishës, janë turpi i Kosovës”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 21 shtator 2016 Në ora: 16:56
Kisha Ortodokse serbe, në Kampusin e Universitetit

“Ish-komandantët e UÇK-së që kanë dalë pro-kishës së Arkanit dhe Millosheviçit janë turpi i Kosovës. Ata po i shërbejnë interesave të veta dhe assesi rehabilitimit të viktimave të gjenocidit serbomadh”, ka thënë Gashi.  Sipas tij, objekti i ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës nuk është Kishë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. 

Një objekt i destinuar për Kishë Ortodokse, ndërtimi i së cilës u la në gjysmë duke dhënë mesazhin se ato mure nuk e kishin vendin aty, ka ngjallur reagime 17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.  Brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, vazhdon të qëndroj objekti kishtar i ndërtuar në kohën e fillimit të gjenocidit serb në Kosovë. E sikur të mos mjaftonte tmerri që shqiptarët e Kosovës përjetuan gjatë luftës, Serbia tani po synon të bëjë rinovimin dhe funksionalizimit e kësaj kishe.  Kjo është kundërshtuar ashpër nga subjektet politike opozitare të cilat po kërkojnë rrënimin e kësaj kishe. Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se kisha nuk do të rrënohet, derisa në të njëjtën mënyrë është deklaruar edhe ish Komandanti i UÇK-së Rrustem Mustafa, i cili ka kërkuar që kisha t`u shërbejë qytetarëve të besimit ortodoks.

Analisti Arbër Gashi, duke folur për mënyrën se si ish Komandantët e UÇK-së, po i dalin në mbrojtje këtij simboli të kobshëm për shqiptarët, ka thënë se, të njëjtit po iu shërbejnë interesave të veta.  “Ish -komandantët e UÇK-së që kanë dalë pro-kishës së Arkanit dhe Millosheviçit janë turpi i Kosovës. Ata po i shërbejnë interesave të veta dhe assesi rehabilitimit të viktimave të gjenocidit serbomadh”, ka thënë Gashi. 

Sipas tij, objekti i ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës nuk është Kishë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.  “Është objekt i cili simbolizon triumfin e dhunës djallëzore të pushtuesit gjakatar serbomadh kundër vlerave të qytetërimit autokton. Është objekt i cili simbolizon fitoren e pakontestueshme dhe rehabilitimin formal e juridik të hordhive dhunuese të Arkanit ndaj gruas, vajzës dhe rinisë së pambrojtur shqiptare gjatë kohës së sundimit të egër pushtues dhe gjenocidal të Serbisë. Është objekt i cili simbolizon aspiratat e kriminelëve të luftës për rehabilitim euro-atlantik të krimit, dhunës dhe programeve politike e ushtarake të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve. Është objekt i cili simbolizon kundërshtimin e njohjes së realitetit, ballafaqimit civilizues me të kaluarën e zezë dhe pendimin e munguar të Kishës ortodokse të Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat