Deputeti i LDK’së: Kisha s’duhet rrënuar, është dëshmi e gjenocidit

Aktuale

Deputeti i LDK’së: Kisha s’duhet rrënuar, është dëshmi e gjenocidit

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 18:52
Muhamet Mustafa

Deputeti i LDK’së, Muhamet Mustafa ka thënë se kisha e ndërtuar jashtëligjshëm në oborrin e UP’së nuk duhet rrënuar por duhet ruajtur si dëshmi e aparteidit.

Mustafa ka kritikuar pushtetin qendror dhe lokal se kanë reaguar me vonës kur kanë ndërmarrë hapa për të mos lejuar funksionalizimin e kësaj kishe për nevojat e pakicës serbe.

Sidoqoftë, ai ka thënë se duhet pasur kujdes që të mos nxitet dhuna dhe konfliktet ndëretnike.

“Megjithate gjithe kesaj duhet ti jepet pergjegje e pavonuar institucionale dhe mos te lejohet qe kjo te behet nje instrument per nxitje dhe ushtrim te dhunes dhe per perkeqesim te situates politike ne vend”, ka shkruar Mustafa.

Lexojeni të plotë reagimin e deputetit Mustafa

 KISHA KISHA ORTODOKSE SERBE NE KAMPUSIN E UNIVERSITETIT TE MBETET ASHTU SIQ ESHTE - DESHIMI NJE KOHE DHE REGJIMI TE APARTHEJDIT

Eshte simptomatike se pse mu tash ,ne situaten qe kemi ,u aktualizua problemi Nderteses se Kishes ortodokse serbe te ndertuar jashte ligjit dhe ne kohe te okupimit , ne kampusin e Universitetit te Prishtines. Reagimi institucional nga Komuna e Prishtines dhe institucionet qendrore ( nese keto kane pase ndonje rol ketu) ishte i vonuar, Reagimet nesen pas disa ditesh dhe ate ne menyre joserioze kur keto dy nivele pushteti deshironin ti hikin rolit te tyre duke e adresuar problemin te njeri tjetri. Kisha nuk ka nevoje te rrenohet!

Duhet te mbetet deshmi e nje kohe . aprthejdi e ndertuar si pjese e projektit te dhunes sistematik shtetrore, ne kundershtim me ligjet dhe planet urbanistike e zhvillimore te Prishtines dhe Kosoves.

Ndaj duhet te mbetet ashtu siq eshte , nje deshmi e asaj kohe te veshtire.

Megjithate duhet te pengohet tendenca ( e nje dore e zgjatur e Srbise) per ta legalizuar dhe futur ne perdorim pasiqe ne kampusin universitare nuk objekete as te feve te tjera e as dicaka te tiolle ne planet zhvillimore e urbanistike. Megjithate gjithe kesaj duhet ti jepet pergjegje e pavonuar institucionale dhe mos te lejohet qe kjo te behet nje instrument per nxitje dhe ushtrim te dhunes dhe per perkeqesim te situates politike ne vend. Situata duhet te menaxhohet ashtuqe mos te lejoje ngritjen e tensioneve nderetnike e as qe nepermjet saj te ushqehet luftea primitive politike ne Kosove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat