Ngjarjet në Prishtinë për nderë të viktimave të 9/11

Aktuale

Ngjarjet në Prishtinë për nderë të viktimave të 9/11

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet ulja e flamurit amerikan në gjysmështizë nga Garda e nderit të Policisë së Kosovës me fillim në orën 11:00.

Në të njëjtën kohë bëhet edhe parakalimi i zjarrfikësve të Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Të dy këto evenimente do të mbahen në Sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Ndërsa, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, organizohet akademi përkujtimore në nderim të viktimave të 9/11.

Akademia përkujtimore mbahen në Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Kulturës e Sportit, në orën 12:00.

Në Pallatin e Rinisë do të hapet edhe një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat