Adea Batusha, mbesa e Visar Ymerit, në mesin e 6 të arrestuarve

Aktuale

Adea Batusha, mbesa e Visar Ymerit, në mesin e 6 të arrestuarve

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:23
Adea Batusha

Nga gjashtë atë arrestuarit e ditës së sotme nga policia, lidhur me dyshimet se janë të përfshirë në hedhjen e granatave në drejtim të institucioneve.

Adea Batusha që është aktiviste  e VV-së, njëkohësisht është edhe mbesa e Visar Ymerit, kryetarit të Lëvzjes Vetëvendosje.

Inicialet e Adea Batushës, vajzës së motrës së Visar Ymerit figurojnë edhe në komunikatën e lëshuar të Policisë dhe Prokurorisë, ku janë edhe ato të pesë të arrestuarve të tjerë.

“Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Policia dhe Prokuroria.

Batusha njihet si fotografe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat