Kelmendi kërkon nga qeveria që t’u falen qytetarëve borxhet qytetarëve

Aktuale

Kelmendi kërkon nga qeveria që t’u falen qytetarëve borxhet qytetarëve

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:40
Ramiz Kelmendi

Deputeti I pavarur i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi ka reaguar pas paralajmërimit të qeverisë drejtuar qytetarëve për të kryer pagesën e borxheve të grumbulluara deri në vitin 2008 ndaj shtetit, deri me datën 1 shtator.

Kelmendi, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, që t’ju falen borxhet në tërësi  qytetarëve të vendit.

Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, përmes Facebook-ut ka dhënë edhe arsyet se pse, sipas tij, falja duhet të ndodhë në tërësi.

Deri më tash vetëm 15 për qind e qytetarëve borxhlinj mendohet se i janë përgjigjur kësaj thirrjeje të Qeverisë.

Reagimi i Ramiz Kelmendit:

“Pse duhet të falen borxhet në tërësi pas 1 shtatorit

Historiati i këtyre borxheve daton shumë kohë para vitit 2008.

Shuma më e madhe e tyre vie nga borxhet e qytetarëve ndaj institucioneve publike, siç janë; KEK-u, Tatimet në pronë, ATK dhe shumë organizata shtetërore. Këto borxhe janë krijuar nga pamundësia e pagesave të qytetarëve të shumtë, të papunë, pa pensione relevante, pa të ardhura nga remitencat, pensionistë dhe shpesh edhe nga dënimet e larta që shqiptohen, si të tilla edhe ligjërisht edhe moralisht tashmë kanë humbur kuptimin e inkasimit.

Vetëm të kujtojmë, sa para ka financuar Qeveria gjatë kësaj periudhe në KEK dhe në këto institucione të sipërpërmendura. Sa para kanë dhënë qytetarët në blerjen e medikamenteve në barnatore dhe pagesa e shumta që kanë kryer për shërimin vetanak dhe të anëtarëve të familjes.

Pra, shembujt e fundit janë të paraparë të jenë falas. Pra, nëse krahasojmë këto borxhe të krijuara me ngarkesat që Qeveria në një mënyrë ua ka krijuar qytetarëve, shihet qartë se këto borxhe qytetari nuk i ka krijuar ndaj shtetit, për t’i përdor për jetë luksoze por për mbijetesë dhe si të tilla duhet të thërrasin në ndërgjegjen e Qeverisë dhe të parlamentit që të sillet një vendim për faljen e tërësishme të tyre. Mos të harrojmë pjesa dërmuese e kësaj kategorie qytetarësh borxhlinj, janë të ngarkuar më këso obligime edhe pas periudhës së vitit 2008.

Shembull: Si është vepruar dhe si janë trajtuar borxhet e qytetarëve në shtetet tjera ?

Për t’u krijuar borxhi, janë tre fajtorë: Borxhliu së pari, institucioni së dyti dhe papunësia së treti.

Andaj, derisa të kemi këtë papunësi, deri sa vlera e pensioneve vazhdon të jetë minimale për të mbështetur një jetesë së paku dinjitoze, deri sa shërbimet publike dhe shëndetësore nuk janë në nivelin njerëzorë, atëherë natyrshëm, trajtimi i borxheve gjithnjë rezulton me falje të tërësishme të tyre.

Në këtë mënyrë, nëse një ligj për faljen e borxheve në fjalë, formohet në vitin 2016, atëherë ato duhet dhe do faleshin në tërësi deri në vitin 2014.

Këto metoda janë treguar të suksesshme dhe dinjitoze dhe kanë ndikuar në organet e mbledhjes së borxheve, që ato të funksionalizohen në të ardhmen.

Çfarë borxhi është efektiv është ai borxh, i cili daton nga viti 2000 në rastin tonë, në raport me këtë nga viti 2008?

Pse krahasohen borxhet e qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi t’i përgjigjen obligimeve të shtetit, me disa akterë të tjerë të cilët janë të lidhur me korrupsionin.

Këto çështje duhet ndarë dhe trajtuar ndryshe, sepse si të tilla janë formuar ndryshe. Tek dikush janë krijuar nga pamundësia dhe sinqeriteti që e ka, e tek dikush nga kënaqësia korruptive dhe mos serioziteti. Ky dallim duhet të ishte primar për falje, e jo për mos falje .

Qytetarëve tonë është krenari tu falësh borxhet, sepse, edhe ky zhvillim siç është bërë deri më tash, është bërë falë punës dhe veprës së tyre ekonomike. Nuk e dobëson shtetin mos inkasimi i borxheve të vjetruara, përkundrazi, një veprim i tillë e kthen shtetin nga e ardhmja dhe i motivon të pafuqishmit të besojnë ne shtetin e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat