Kelmendi: Pozitën e zëvendëskryeministrit e pranoj me kënaqësi

Aktuale

Kelmendi: Pozitën e zëvendëskryeministrit e pranoj me kënaqësi

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 14:36
Deputeti Ramiz Kelmendi

Deputeti  Ramiz Kelmendi ka thënë se po t’i ofrohej pozita e zëvendëskryeministrit do ta pranonte me kënaqësi.

“Kjo është një pozitë e mirë, ku nga aty do të mund t’i realizoja planet e mia për zhvillimin ekonomik të vendit.”

“Por që unë nuk kam marrë një ofertë të tillë.”

“Nuk do ta shkëmbeja votën time kundër demarkacionit me Malin e Zi për një post si ky”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tij sa i përket këtij procesi dhe se vota e tij me datën 1 shtator do të jetë kundër.

“Nuk votoj pro, pasi bashkëndjej me qytetarët e kësaj ane”, ka thënë Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat