Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Italinë.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës solidarizohen me të afërmit e viktimave, ndërsa uron shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.
Ky është statusi i tij i plotë:
Në këto momente të vështira pas fatkeqësisë së rëndë natyrore në Itali, jemi pranë popullit mik italian. Shpreh dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizohemi me të afërmit e viktimave, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit. K.V.