Policia arreston personin që sulmoi objektin e komunës së Prishtinës

Aktuale

Policia arreston personin që sulmoi objektin e komunës së Prishtinës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:06
Komuna e Prishtinës

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se sot rreth orës 13:00, një person e ka sulmuar objektin e komunës së Prishtinës me gëlqere.

Ajo ka theksuar se personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin e Policisë dhe është duke u intervistuar.

“Pas intervistimit prokurori i rastit do të vendosë për masën e cila do t’i shqiptohet”, ka shtuar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat