Deputeti i PDK-së dëshmon se kufiri është në Çakorr e Kullë: Komisioni për Demarkacion po mashtron

Aktuale

Deputeti i PDK-së dëshmon se kufiri është në Çakorr e Kullë: Komisioni për Demarkacion po mashtron

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 13:28
Nait Hasani

Se koalicioni qevreisës nuk i ka votat për miratimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi këtë më së miri e dëshmojnë kundërshtimet që po ia bëjnë disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së, përcaktimit të vijës kufitare nga Komisioni Shtetëror për Demarkacion.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në profilin e vet në Facebook ka publikuar disa fotografi me të cilat, thotë ai dëshmon se Komisioni Shtetëror për Demarkacionin po e mashtron opinionin rreth kufirit Kosovë – Mali i Zi.

“Fakte që dëshmojnë se Komisioni po mashtron për demarkacionin. Këto foto dëshmojne pikat kufitare në Çakorr e Kullë. Vlerësojeni vet”, ka shkruar Hasani, duke i bashkangjitur disa foto postimit të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat