Delawie fjalë të ashpra: Po kundërshtoni në mënyrë cinike marrëveshjen, po rrezikoni të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Delawie fjalë të ashpra: Po kundërshtoni në mënyrë cinike marrëveshjen, po rrezikoni të ardhmen e Kosovës

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 15:38
Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka mbajtur një fjalim ë debatin për Demarkacionin, duke thënë se nuk ka sjellë hartë me veti.

“Skam sjellë asnjë hartë. Më vjen mirë që pi shoh të gjitha palët në një vend për të diskutuar për këtë çështje. Pamja ime dhe e qeverisë time është se miratimi i marrëveshjes është i mirë për Kosovën dhe rajonin”, tha Delawie.

Ai shoti se kufijtë janë të njëjtë me ata që i ka dorëzuar Kosova në 2007 në eurographis, dhe me Planin e Ahtisarit

Gjatë fjalës së tij, ai tha se është mirë që po bëhet një debat i tillë, pasi transparenca është gurthemeli i demokracisë.

Mirëpo, ai shtoi se Qeveria nuk është dashur të lë të kalojnë 11 muaj që t’ia paraqesë marrëveshjen publikut, shkruan Bota Sot.

Ai ka thënë fjalë të ashpra për opozitën por edhe për qeverinë, duke thënë se me këtë po rrezikohet e ardhmja e Kosovës.

“Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, duke nxitur urrejtje dhe duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës. Atyre në qeveri që e lanë këtë marrëveshje të pres 11 muaj dua të ju them se transparenca është bazament i një shteti ligjor”, tha Delawie.

Delawie tha se SHBA do të vazhdojë të përkrah Kosovën edhe nëse nuk votohet demarkacioni.

“Por, SHBA mendon që është më mirë të votohet Demarkacioni”, tha ai.

“Deputet, ju lutem që të votoni me ndërgjegje, kur demarkacioni të vie në Kuvend për ratifikim dhe t’i ndihmoni Kuvendit që ta kryejë sa më mirë punën e saj, duke votuar në mënyrë demokratike”, tha ambasadori amerikan./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat