Interesat klanore kanë prodhuar, paqartësi për Demarkacionin

Aktuale

Interesat klanore kanë prodhuar, paqartësi për Demarkacionin

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 31 korrik 2016 Në ora: 18:47
Ilustrim

“Që debati të jetë konstruktiv dhe i dobishëm për interesin nacional të Kosovës dhe për interesin e qytetarëve tanë ai duhet të hedhë dritë me argumente aty ku konsiderohet, se mund të jenë krijuar paqartësi. Për aq sa paqartësitë rreth demarkacionit janë krijuar nga politizimet dhe interesat e ngushta klanore e partiake ato zor se mund të davariten me këtë debat apo në çfarëdo mënyre tjetër”, ka deklaruar  Faton Abdullahu.

Debati për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e zi, duket se nuk do të prodhojë zgjidhje. Pozita e opozita vazhdojnë të mos lëvizin nga pozicionet e tyre të deritanishme. Asnjëra palë nuk presin zgjidhje nga ky debat.  Edhe një vit pas nënshkrimit në Vjenë, marrëveshja për Demarkacionin e vijës kufitare me Malin e zi, po vazhdon të jetë temë kryesore e diskutimit. Madje, për verifikimin e kësaj marrëveshjeje, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka organizuar debatin që do të mbahet me 3 gusht.  Të tre subjektet politike opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në debat. Në debat do të jenë pjesëmarrës edhe deputetë nga pozita, qeveria e po ashtu edhe  ekspertët të demarkacionit.  Deri më tani pozita dhe opozita nuk kanë ndryshuar pozicionet e tyre sa i përket marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi. Duke marr parasysh këtë, analistët vlerësojnë se debati do të jetë i kotë.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Faton Abdullahu, Këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se debati për demarkacionin duhet të hedhë në dritë argumente nga të dyja palët. Mirëpo, sipas tij, paqartësitë janë krijuar nga politizimet.  “Që debati të jetë konstruktiv dhe i dobishëm për interesin nacional të Kosovës dhe për interesin e qytetarëve tanë ai duhet të hedhë dritë me argumente aty ku konsiderohet, se mund të jenë krijuar paqartësi. Për aq sa paqartësitë rreth demarkacionit janë krijuar nga politizimet dhe interesat e ngushta klanore e partiake ato zor se mund të davariten me këtë debat apo në çfarëdo mënyre tjetër”, ka deklaruar Abdullahu. Më tej, Abdullahu, ka deklaruar, se si Qeveri do t`i bëjnë të njohura parimet dhe argumentet e nxjerra nga Komisioni shtetërorë. “Edhe në këtë fazë ne konsiderojmë përgjegjësi institucionale, bërjen të njohur të parimeve dhe argumenteve të ‘Komisionit shtetëror’ të cilat janë determitë e një punë të gjatë në kohë dhe profesionale në qasje e metoda. Ne shpresojmë se ky debat duhet të ndikoj në krijimin e një konsensusi dhe forcimin e një bindje bazuar pos tjerash në të vërtetën juridiko –politike e jo historike e mitike. Kjo do të jetë në të mirë të vendit tonë për të cilën në fund do të vendosin gjithsesi kuvendarët”, ka deklaruar Abdullahu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat